Shkup, 12 maj – Nën ndikimin e një serie valësh të lagështa, prej sot pasdite dhe gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë kryesisht i vranët dhe jostabil, në më shumë vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut. Në nivel lokal proceset do të jenë në formë të motit të lig dhe vetëtimave, erës së përforcuar dhe paraqitje e breshrit.
Mot me vranësira të ndryshme do të mbajë edhe gjatë ditës me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi juglindor veçanërisht e shprehur përgjatë Vardarit dhe Pellagonisë, kumtoi DPHM. Duke filluar nga pjesa perëndimore e vendit, pasdite do të ketë reshje të shiut, në nivel lokal do të jenë të rrëmbyeshme të shoqëruara me vetëtima. Temperatura minimale do të jetë midis 5 dhe 13 ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 17 deri në 25 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira mesatare me erë juglindore mesatare, pasdite me shi të rrëmbyeshëm lokal. Temperatura do të jetë prej 10 deri në 24 gradë Celsius.