Shkup, 13 maj – Moti në vend do të jetë me vranësira dhe jostabil me reshje të shiut. vende-vende të rrëmbyeshme, në nivel lokal edhe në formë të motit të lig me vetëtima, erë të përforcuar dhe me kushte për paraqitjen e breshrit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 14 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës prej 10 deri në 22 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira dhe jostabil me reshje të shiut.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 13 gradë Celsius ndërsa e ditës deri në 20.
Nën ndikimin e një serie valësh të lagështa ditëve të ardhshme moti do të jetë kryesisht i vranët dhe jostabil, në më shumë vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut (mbi 50 l/m2, ndërsa në pjesët perëndimore dhe juglindore edhe mbi 70 l/m2 për të gjithë periudhën). Në nivel lokal proceset do të jenë në formë të motit të lig me vetëtima, erë të përforcuar dhe me kushte për paraqitjen e breshrit. Për fundjavë moti do të jetë me diell dhe më i nxehtë.