Shkup, 27 janar – Moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe i ftohtë me erë të matur deri të përforcuar, ndërsa përgjatë Vardarit, erë të fuqishme, kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Vende-vende do të ketë reshje të dobëta të borës. Deri nga fundi i ditës vranësirat në pjesën më të madhe të vendit do të pakësohen. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej -1 deri 6 gradë Celsius.
Në Shkup, siç informoi DPHM, moti do të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe me erë të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri -2, ndërsa maksimalja do të arrijë gradë.
Prej nesër do të ketë stabilizim të motit, por do të përqendrohet mot i ftohtë, kryesisht në orët e mëngjesit. Nga e premtja pason periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira dhe më i ngrohtë, me reshje të reja të shiut, ndërsa në male me borë.