Moti mëngjesin e sotëm është i ftohtë dhe me vranësira në pjesën më të madhe të vendit me reshje të dëborës me intensitet të dobët, ndërsa në rajonin e Mavrovës me intensitet të mesatar. Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Llazaropole, Krushevë dhe Mavrovë me – 10 gradë, ndërsa më shumë dëborë 74 centimetra ka në Mavrovë.
Reshje të dëborës në pjesën juglindore të vendit nuk ka. Po fryen erë veriore mesatare përkohësisht e përforcuar, posaçërisht në vendet më të larta, rajonin e Shtipit dhe Shkupit.
Temperaturat minimale lëviznin nga -9 Gjurishte, -8 Topollçan, -7 Pozharan, -6 Shkup zajçev Rid, Kumanovë, Kriva Pallankë, -5 Pretor, Prilep, Berovë, Shkup Petrovec, Tetovë dhe Shtip, -4 Manastir, Vinicë, Ohër, -3 Demir Kapi, -2 Strumicë, -1 Dojran, 0 Gjevgjeli.
Shtresa e dëborës lëvizë nga 6 centimetra në Dojran, 8 Pretor, 10 Vinicë, 11 Demir Kapi, 12 Strumicë, 14 Prilep, 17 Shtip, 18 Shkup Petrovec, Kumanovë, 20 Ohër, 21 Manastir, 23 Krushevë, Berovë, 25 Topollçan, 26 Kriva Pallankë, 27 Gjurishte, 40 Tetovë, 52 Llazaropole, 65 Pozharan, 74 në Mavrovë.
Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të dëborës me intensitet më të dobët, posaçërisht paradite. Do të fryejë erë e fuqishme veriore. Temperatura e ditës do të lëvizë nga -10 deri në -3 gradë Celsius.
Moti në Shkup do të jetë me vranësira dhe i ftohtë e me reshje të përkohshme të dobëta të shiut, posaçërisht paradite. Do të fryejë erë e përforcuar përkohësisht e fuqishme veriore. Temperatura e ditës do të arrijë der në -7 gradë.
MOTI GJATË DITËVE TË ARDHSHME
Gjatë uikendit vranësirat pjesërisht do të zvogëlohen, por nuk përjashtohet që në disa vende të ketë reshje të dobëta të dëborës. Do të fryejë erë e përforcuar veriore dhe do të jetë shumë ftohtë.
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, veçanërisht në pjesët lindore ku do të fryejë erë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 13 deri në minus tre gradë Celsius, ndërsa e ditës prej katër deri në 10 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në minus tetë, ndërsa e ditës do të rritet deri tetë gradë Celsius.
Në tre ditët në vijim moti do të jetë stabil dhe i thatë. Mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura e ditës do të jetë në rritje të vogël.
Nga mesi i javës së ardhshme pritet rritje e vranësirave me të reshura lokale të shiut dhe dëborës dhe sërish rënie e temperaturës së ditës për disa gradë celsius.