Në Maqedoni sot në mëngjes po mbisundon mot me vranësira mesatare, ndërsa në pjesën më të madhe mot me vranësira të dukshme. Në Shtip ka vanësira të vogla dhe mjegull, ndërsa në disa fushëgropa mjegull të dobët. Fryen erë e dobët nga drejtimi verior, e cila më tepër është e shprehur në viset më të larta. Më së shumti shi gjatë natës ka rënë në Krushevë deri 35 litra në metër katror, ndërsa aspak nuk ka rënë në Shtip, Tetovë dhe Vinicë. Në Mavrovë kanë rënë 14 l/m2, në pretor 13, Prilep 11, Gjevgjeli 10, manastir dhe Dmeir Kapi 9, Dojran, Llazaropole dhe Topollçan 6, Kumanovë, Pozharan dhe Ohër 3, Shkup, Gjurishte, kriva Pallankë dhe Dibër 2 dhe në Berovë dhe Strumicë një litër në metër katror.
Temperaturat minimale sot në mëngjes në të gjitha qytetet janë mbi zero, por më ftohtë ishte në Llazaropole, berovë dhe krushevë – 2 gradë, ndërsa më ngrohtë në pjesët jugore, përkatësisht në Gjevgjeli, Dojran dhe Demir Kapi ku janë amtur 9 gradë. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira, me reshje të dobëta të shiout në pjesët juglindore. Do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura më e lartë e ajrit do të lëvizë në intervalin prej 11 deri 16 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm me periudha të shkurtëra me diell dhe me erë mesatare deri e prëforcuar nga drejtimi verior. temperatura do të arrijë deri 13 gradë. Gjatë dy ditëve në vijim do të mbajë mot i ngjashëm me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi verior. Nesër në disa vende do të ektë reshje të shiut, lokale dhe me intensitet mesatar. Gjatë fundjavës do të ektë më shumë periudha me diell ndërsa të shtunën erë të prëforcuar nga drejtimi verior.