Shkup, 28 tetor – Moti paradite në vend do të jetë me vranësira, nëpër lugina me mjegull, ndërsa pasdite me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Në pjesët e skajshme jugore do të ketë kushte për reshje të dobëta shiu. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor.
Temperatura minimale do të lëvizë prej 2 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të ngjitet prej 16 deri në 22 gradë.
Në Shkup, paradite me vranësira dhe me mjegull, pasdite me vranësira të ndryshueshme. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 7 gradë, ndërsa e ditës do të rritet deri në 17gradë.
Të enjten moti do të jetë me diell, ndërsa të premten dhe të shtunën do të ketë përsëri vranësira të rritura me kushte për shi lokal në pjesët veriore dhe verilindore të vendit. Nga e premtja, do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, sidomos përgjatë Vardarit, kështu që temperaturat ditore do të ulen për disa gradë.