Nesër dhe gjatë ditëve në vijim në Maqedoni do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të përkohshme të shiut të cilat në më shumë vende do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me vetëtima. Procese më intensive, në nivel lokal dhe në formë të motit të ligë me paraqitjen e breshrit pritet të ketë nesër.
Të enjten reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, veçanërisht në pjesët jugore. Nga e enjtja do të fryjë erë e përforcuar veriore, që do të kushtëzojë mot më të freskët. Nga e premtja deri të dielën do të ketë më shumë periudha dielli, ndërsa reshjet do të jenë më të dobëta dhe lokale.