Nën ndikimin e masës së lagësht dhe më të ftohtë të ajrit nga veriu në pjesën më të madhe të vendit në mëngjes moti është i vranët, në pjesët perëndimore dhe veriore me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, ndërsa në malet dhe në disa vende më të larta reshje bore. Reshje të borës kishte edhe në vendet me 800 metra mbi nivelin e detit dhe është formuar shtresë më e vogël e borës, prej 1 centimetër në Topollçan, 2 në Dibër dhe Pretor, 3 në Ohër, 6 në Mavrovë, 9 në Lazaropole dhe 11 në Krushevë.
Sot në mëngjes në pjesët juglindore të vendit, moti është me vranësira mesatare me periudha të diellit. Fryn erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit ka lëvizur prej -5 në Krushevë, -4 në Mavrovë dhe Lazaropole, -1 në Pretor, Tetovë, Pozharan, Topolçan dhe Gjurishte, – në Berovë, Prilep, Ohër, Dibër dhe Kriva Pallankë, 1 në Kumanovë, 2 në Shtip, Vinicë dhe Strumicë, 3 në Shkup, 4 në Demir Kapia dhe Dojran dhe 6 në Gjevgjeli.
Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit, paradite në pjesët lindore me shi lokal dhe borë. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe me erë të fuqishme veriore. Temperatura më e lartë e ajrit do të lëviz në interval prej 5 deri në 13 gradë Celsius. Në Shkup moti me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe me erë të fuqishme veriore. Temperatura më e lartë e ajrit do të arrijë deri në 10 gradë Celsius.
Në ditët në vijim, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe me erë mesatare veriore. Edhe nesër do të ketë kushte për shi të dobët lokal, ndërsa në vendet më të larta dhe në malet borë e lehtë. Gjatë javës së ardhshme, temperaturat e mëngjesit në disa vende do të jenë negative dhe do të lëvizin në interval prej -3 deri në 4 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 7 deri në 15 gradë Celsius.