Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare, në orët e pasdites, me reshje të shiut afatshkurtër dhe bubullima të rralla, sidomos në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore. Temperatura e mëngjesit do të jetë prej tetë deri në 12 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri në 30 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot me diell dhe i ngrohët me vranësira të vogla deri mesatare me reshje të shiut afatshkurtër. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 11 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 29 gradë Celsius.
Mot me vranësira më të mëdha dhe më jo stabil, veçanërisht në pjesët veriore dhe lindore, do të mbajë të premten kur në më shumë vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. Temperatura e ditës do të ulet për rreth pesë gradë. Të shtunën do të ketë stabilizim kalimtar të motit, ndërsa nga e diela pasdite priten reshje të reja të shiut.