Mot me diell, vranësira dhe erë të lehtë

11

Shkup, 22 nëntor – Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare që do të ulen gjatë ditës. Në orët e mëngjesit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare veriore, por gjatë ditës do ta ndryshojë drejtimin e saj në juglindje dhe do të jetë me intensitet më të ulët. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -8 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare që do të ulen gjatë ditës. Temperatura minimale do të bjerë deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 7 gradë.

Nga e hëna, moti do të mbajë i qëndrueshëm me temperatura më të ulëta në mëngjes, të cilat në shumë vende do të bien nën -5 gradë. Të hënën, si dhe në gjysmën e dytë të javës tjetër, do të ketë mjegull në disa lugina dhe temperatura atje do të jetë më e ulët gjatë ditës. Të martën do të fryjë erë mesatare veriore. (koha.mk)