Shkup, 16 tetor – Moti në Maqedoni do jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët veriore. Mëngjesi do të jetë i freskët me temperatura të cilat do të jenë në interval prej 1 deri në 10 gradë, ndërsa temperatura më e lartë ditore do të jetë në rritje dhe do të lëvizë në interval prej 22 deri në 28 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale. Temperatura do të lëvizë prej pesë deri në 26 gradë. Pason periudhë e motit stabil, të thatë dhe të nxehtë, me temperatura pozitive të mëngjesit, ndërsa maksimalet do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Nga e hëna do të ketë paraqitje të vranësirave mesatare lokale, ndërsa nga mesi i javës era do të jetë nga drejtimi jugor. Të premten dhe të shtunën do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për shi të dobët lokal.