Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare me drejtim verior e cila herë pas here do të përforcohet, veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperatura maksimale ditore do të lëvizë prej 32 deri 37 gradë Celsius. Treguesi UV do të arrijë 7.
Në Shkup moti i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë mesatare me drejtim verior e cila herë pas here do të përforcohet. Temperatura do të lëvizë nga 13 deri në 36 gradë Celsius. Të martën gjatë ditës do të ketë vranësira të përcjella me shi të rrëmbyeshëm lokal, kushte për dukuri të bubullimave dhe erë të përforcuar nga drejtimi verior dhe rënie të temperaturave. Edhe të mërkurën do të ketë shi lokal në pjesët juglindore, veçanërisht paradite Temperatura e ditës do të bjerë për rreth shtatë gradë. Nga e enjtja pason mot stabil me rritje të temperaturave ditore.