Shkup, 21 qershor – Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare. Pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Indeksi UV do të jetë 8, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 19 gradë, ndërsa ajo ditore prej 25 deri 36 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të mbërrijë deri 16 gradë, ndërsa ajo ditore deri 33 gradë.
Nën ndikim të masës së ngrohtë të ajrit nga jugu, në ditët në vijim moti do të jetë i qëndrueshëm dhe shumë i ngrohtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Të martën gjithkund temperaturat do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa ditëve të ardhshme në disa vende mbi 35, derisa në pjesët më të ngrohta të vendit do të mbërrijnë rreth 40 gradë.