Mot me diell, pasdite shi dhe bubullima

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Pasdite vranësirat vende-vende do të shtohen dhe do të ketë kushte për reshje të shkurtra lokale të shiut me bubullima të rralla. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 4 deri 10 gradë, ndërsa më e larta e ditës do të jetë prej 24 deri 30 gradë. Temperaturat do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. UV-indeksi do të jetë 6. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell, me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperaturat do të lëvizin prej 9 deri 28 gradë. Do të vazhdojë periudha e motit relativisht të ngrohtë, ndërsa në orët e pasdites do të ketë rritje të pjesëshme të vranësirave me reshje lokale të shkurtra të shiut dhe bubullima të rralla.