Mot me diell me vranësira të vogla, pasdite në pjesët malore shi dhe bubullima

28

Shkup, 11 korrik –Moti  do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Pasdite kryesisht në rajonet malore do të ketë kushte për paraqitje  të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave të rralla. Temperatura minimale do të lëviz prej 11 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri në 36 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 9, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare verilindore. Temperatura  minimale do të ulet deri në 16, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 33 gradë .

Prej nesër paradite dhe të hënën gjatë ditës  do të fryejë  erë e përforcuar veriore edhe atëherë temperaturat do të jenë  sërish më të ulëta (për 3 deri në 5 gradë). Nga e hëna  vijon periudhë e motit më stabil me rritje graduale të temperaturës. (koha.mk)

Comments are closed.