Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. pasdite në pjesët jugore do të ketë kushte për shi të shkurtër lokal me bubullima të rralla. UV indeksi është shtatë. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej pesë deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 17 deri në 29 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 27 gradë Celsius. Gjatë javës së ardhshme në orët e pasdites, sërish në shumë vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Më pak kushte për mot jostabil ka të martën.