Shkup, 7 nëntor – Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga fundi i ditës vranësirat do të rriten, ndërsa në pjesët jugore do të ketë reshje lokale të shiut.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në pesë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri në 20 gradë.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 19 gradë Celsius.
Të enjten do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa në pjesët jugore do të ketë edhe reshje lokale të shiut. Pastaj vazhdon periudha e motit stabil me paraqitje të mjegullës në mëngjes nëpër fushëgropa. Temperatura e ditës do të jetë pak mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.