Shkup, 7 korrik – Moti në vend do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor. UV indeksi 9.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 14 deri në 20 gradë, ndërsa ajo ditore prej 29 deri në 39 gradë.
Në Shkup do të ketë mot me diell dhe shumë të ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Në pjesët perëndimore do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor. UV indeksi 9.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 18 gradë, ndërsa ajo ditore deri në 37 gradë.
Në dy ditë e para të javës së ardhshme do të jetë ngrohtë, ndërsa në orët e pasdites do të ketë paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullimave. Të mërkurën moti do të jetë jostabil në shumë vende do të fryjë erë e përforcuar veriperëndimore, që do të shkaktojë rënien e temperaturës prej 7 deri në 9 gradë.