Shkup, 28 janar – Në mëngjes do të ketë kushte për paraqitjen e borës së dobët në verilindje. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe i ftohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa në pjesët lindore erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -9 deri 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 0 deri 10 gradë.
Në Shkup në mëngjes moti do të jetë me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i ftohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 6 gradë.
Nga e premtja vijon periudhë e motit me vranësira të ndryshueshme dhe pak më ngrohtë me reshje të reja shiu, ndërsa në zonat e larta malore të borës. Reshjet do të jenë më intensive natën drejt të shtunës në pjesët perëndimore dhe të dielën. Kryesisht në pjesët lindore të vendit nesër do të fryrë erë e përforcuar veriore, ndërsa të shtunën era do të jetë e fortë.