Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare

Shkup, 19 korrik  – Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe vetëtima. UV=8.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 18 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës do të lëvizë prej 23 deri në 33 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. UV=8.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës do të jetë deri në 31 gradë Celsius.

Më pas do të mbizotërojë mot stabil dhe i nxehtë me rritje të temperaturës së ditës.