Shkup, 8 maj – Moti paradite do të jetë me diell me vranësira të ndryshueshme, ndërsa pasdite vranësirat do të zvogëlohen. Nga mëngjesi nga veriu do të fillojë të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar veriore (mbi 60 km/orë) e cila do të jetë më e theksuar përgjatë Vardarit. Ky depërtim i ajrit të ftohtë do të shkaktojë ulje të temperaturave, veçanërisht në pjesët veriore dhe në lindje. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 13, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 19 deri në 26 gradë Celsius.
Në Shkup, do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë mesatare veriore e cila në viset më të larta dhe nga lindja përkohësisht do të ketë intensitet të fuqishëm. Temperatura minimale do të ulet në 8, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.
Ditëve në vijim moti do të jetë kryesisht me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Nesër për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë ajrore do të fryejë erë mesatare ndërsa përgjatë Vardarit erë përkohësisht e përforcuar veriore (mbi 60 km/orë) që do të shkaktojë në ditët e fundjavës ulje të temperaturave, veçanërisht në pjesët veriore. Ditëve më pas era do të jetë kryesisht juglindore ndërsa temperatura atëherë do të jetë në rritje.