Shkup, 16 nëntor – Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare, të cilat gjatë ditës gradualisht do të rriten. Vonë pasdite do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta dhe në malet reshje bore, kryesisht në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus pesë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej pesë deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus dy, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 11 gradë Celsius.
Gjatë fundjavës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në vendet më të larta dhe në malet do të ketë borë. Reshjet do të jenë me intensitet të dobët, në disa vendet mesatare, ndërsa në male do të formohet shtresë së vogël e dëborës.