Shkup, 8 shkurt – Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare veriore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus gjashtë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej tre deri në 13 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm,me diell me vranësira të vogla deri në të ndryshueshme dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në tetë gradë Celsius.
Gjatë fundjavës moti do të jetë stabil dhe i thatë me temperatura më të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të jenë në rritje graduale. Nëpër disa fushëgropa të caktuara do të ketë paraqitje të mjegullave të mëngjesit. Të hënën do të fryjë erë jugore e përforcuar ndërsa pasdite nga perëndimi do të fillojnë reshje kryesisht të shiut. Nga e marta do të jetë më ftohtë dhe reshjet do të kalojnë në dëborë. (koha.mk)