Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira mesatare, si dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në 10 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri në 26 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, si dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të lëvizë prej shtatë deri në 24 gradë Celsius.
Deri të premten vijon periudhë e motit me diell dhe më të ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Të premten në orët e mbrëmjes do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa në pjesët veriore do të ketë reshje lokale. Të shtunën nën ndikimin e valës së re të lagësht moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë edhe erë mesatare deri në të përforcuar veriperëndimore e cila do të sjellë ftohje të konsiderueshme nga veriu për dhjetë gradë.