Shkup, 1 tetor – Moti në vend do të jetë me diell me vranësira mesatare, në pjesët perëndimore kohë pas kohe dukshëm i vranët me kushte për shi të dobët. do të fryjë erë mesatare nga drejtimi perëndimor, e cila në pjesët perëndimore gradualisht do të përforcohet.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 2 deri në 11, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri në 26 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 9, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 23 gradë Celsius.
Deri të dielën moti do të jetë stabil. Nga e premtja moti do të jetë me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor që do të shkaktojë rritje të temperaturave. Nga e hëna do të rriten kushte për jostabilitet lokal.