Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Paradite në juglindje do të ketë kushte për rritje të vranësirave dhe kushte për paraqitje të reshjeve të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, sidomos përgjatë Vardarit dhe pjesëve lindore. Indeksi UV do të jetë 8.
Temperatura do të lëvizë prej 23 deri në 34 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriperëdimore. Temperatura do të lëvizë prej 15 deri në 30 gradë. Pastaj pason periudhë e motit stabil me rritje të sërishme të temperaturave ditore. Mot më i nxehtë pritet nga mesi i javës së ardhshme të punës.