Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira mesatare. Pasdite do të ketë kushte për dukuri të shiut kryesisht në rajonet jugore malore.
Do të fryejë erë mesatare veriore e cila përgjatë Vardarit kohë pas kohe do të përforcohet. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej zero deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri në 23 gradë. Në Shkup do të mbretërojë mot me diell dhe me vranësira të vogla mesatare. Temperatura do të lëvizë prej 5 deri në 21 gradë.
Deri të shtunën do të mbajë mot me diell, pasdite me rritje të vranësirave dhe me kushte për reshje të shkurtëra të shiut kryesisht në rajonet malore. Të shtunën do të ketë më shumë vranësira dhe kushte për dukuri të bubullimave. Valë më e lagësht e ajrit pritet të kalojë të dielën dhe të hënën dhe do të shoqërohet me reshje të matura deri kohë pas kohe më të rrëmbyeshme të shiut. Të hënën do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar veriore e cila dukshëm do t’i zbresë temperaturat ditore.