Shkup, 8 prill – Moti do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare verilindore.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë prej minus një deri në katër gradë Celsius, ndërsa e ditës do të lëvizë prej nëntë deri në 21 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë me diell me erë të dobët deri në mesatare verilindore.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në zero gradë Celsius, ndërsa e ditës deri në 19 gradë Celsius.
Vijon periudha e motit stabil, kryesisht me diell dhe më ngrohtë me rritje të temperaturave të ditës. Deri të enjten temperatura e mëngjesit vende-vende do të jetë nën zero. Nga dita e shtunë do të ketë rritje të vranësirave.