Shkup, 2 shtator – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite në pjesët perëndimore do të ketë kushte për izolim të paraqitjes së shiut afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 6 deri në 17 gradë, ndërsa aj e ditës prej 26 deri në 26 gradë. Indeksi UV do të jetë 7.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë prej 35 gradë Celsius.
Deri të enjten do të jetë kryesisht mot i qëndrueshëm dhe i thatë, përveç në pjesët perëndimore ku do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër dhe bubullimave të rralla. Nga e premtja do të ketë shi të përkohshëm lokal, ndërsa temperaturat e ditës do të shënojnë ulje graduale. (koha.mk)