Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në zonat malore do të ketë shi të dobët. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare jugore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 24 deri në 30 gradë. UV-indeksi do të jetë 7. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell me vranësira të dobëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare jugore. Temperatura do të jetë në interval prej 11 deri në 29 shkallë.
Nga e enjtja në zonat malore do të ketë kushte për shi afatshkurtër dhe stuhi të rralla, ndërsa era kohë pas kohe do të forcohet. Pastaj do të fillojë periudhë e vranësirave të ndryshueshme dhe mot i paqëndrueshëm me reshje të shiut të cilat pasdite do të jenë të rrëmbyeshme me bubullima. Më shumë reshje priten të premten dhe të shtunën, veçanërisht në pjesët perëndimore të shtetit.