Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla dhe me erë mesatare përkohësisht e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, posaçërisht përgjatë Vardarit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës prej 28 deri në 34 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë 9.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me erë mesatare, në disa momente e përforcuar veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 32 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme vazhdon periudha e motit kryesisht stabil dhe të ngrohtë. Për fundjavë do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor. Të martën dhe të mërkurën do të ketë rritje të pjesshme të vranësirave, ndërsa edhe paraqitje të jostabitetit lokal me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.