Shkup, 5 dhjetor – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Në pjesët juglindore do të jetë kryesisht i vranët me shi të përkohshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 8, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 8 deri 14 gradë.
Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, në orët e mëngjesit me paraqitje të mjegullës së dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare jugore. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 11 gradë.
Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët juglindore me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e përforcuar juglindore. Kah fundi i ditës dhe gjatë natës reshjet do të përhapen gjithkund dhe do të jenë më të rrëmbyeshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 10 deri në 16 gradë.
Nën ndikimin e aktivitetit të ciklonit në Mesdhe dhe masës së lagësht të ajrit, të dielën kah fundi i ditës dhe të hënën reshjet do të jenë më të mëdha, ndërsa në disa vende më të rrëmbyeshme (mbi 35 l/m2). Të hënën në male do të ketë reshje të borës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 9 deri në 14 gradë.