Shkup, 13 tetor – Moti në vend do të jetë me diell me erë të dobët jugore.Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej gjashtë deri në 12 ndërsa temperatura e ditës do të lëvizë prej 20 deri në 28 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët jugore.Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 10 gradë, ndërsa temperatura e ditës deri në 26 gradë Celsius.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se pason periudhë e motit me diell me temperatura të ditës të cilat do të jenë mbi mesatare për këtë periudhë të vitit.