Mot me diell me erë të dobët nga drejtim i ndryshueshëm

8

Shkup, 23 tetor – Moti do të jetë me diell me mjegull të dobët në mëngjes nëpër fushëgropa të caktuara. Do të fryejë erë e dobët nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura e minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 7, ndërsa ajo maksimale prej 20 deri në 26 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell me mjegull të dobët mëngjesi. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri tre gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.

Gjatë dy ditëve në vijim do të mbizotërojë mot stabil me temperatura të ulëta mëngjesi dhe me kushte të mjegullës së mëngjesit nëpër fushëgropa të caktuara.

Të shtunën vranësirat do të rriten, ndërsa të dielën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Për shkak vranësirave, temperatura e mëngjesit do të jetë në rritje, ndërsa ato të ditës do të ulen për 3-5 gradë Celsius.