Shkup, 17 mars – Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus dy deri në katër gradë, ndërsa ajo ditore prej 15 deri në 25 gradë.
Në Shkup do të ketë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në një gradë, ndërsa ajo ditore deri në 23 gradë.
Deri të martën moti do të jetë stabil, i thatë dhe i ngrohtë. Të martën në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitjen e shiut lokal me bubullima, veçanërisht në rajonet malore. Të mërkurën do të ketë vranësira më të mëdha me reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare veriore, që në ditët në vijim do të kushtëzojë uljen më të madhe të temperaturës ditore. (koha.mk)