Shkup, 17 shkurt – Moti në vend në mëngjes do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë, nëpër disa lugina me paraqitje të mjegullës së lehtë. Gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë veriperëndimore. Në orët e mbrëmjes dhe natën retë do të rriten dhe në pjesët verilindore herë pas here do të ketë borë të lehtë.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 16 deri në minus 7, ndërsa ajo e ditës prej minus 2 deri në 6 gradë. Në disa pjesë të Pellagonisë temperatura e mëngjesit do të jenë rreth -20, ndërsa ato maksimale rreth -7 gradë
Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me mjegull të dobët. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në minus 13, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në zero gradë.
Në ditët në vijim, moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa temperaturat do të rriten, por përsëri ato të mëngjesit do të jetë negative, në disa vende edhe nën -10 gradë. Nëpër disa lugina do të ketë kushte për mjegull në mëngjes,