Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ftohtë me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit në shumë vende lëshohen nën zero. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej 10 deri në 15 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare kryesisht të lartë. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura do të lëviz prej minus dy deri në 14 gradë Celsius. Vijon periudhë e motit kryesisht me diell dhe i ftohtë me temperatura të ulëta në mëngjes të cilat në disa vende do të ulen nën zero. Të premten dhe gjatë fundjavës do të ketë rrite të vranësirave dhe rritje graduale të temperaturës së ditës.