Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell, me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura do të lëvizë prej 16 deri në 26 gradë Celsius.
Deri të shtunën do të mbizotërojë mot me diell, me vranësira mesatare dhe me rritje të temperaturave të ditës. Të shtunën nga fundi i ditës do të ketë kushte për lokalizim të jostabilitetit, ndërsa valë e re e lagështisë me reshje të shiut dhe paraqitje të bubullimave pritet të dielën, kur do të fryjë erë përkohësisht e përforcuar veriperëndimore, që do të kushtëzojë ulje të sërishme të temperaturave të ditës.