Shkup, 12 nëntor – Moti në Maqedoni sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta, në disa vende me paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi lindor.
Temperaturat e mëngjesit do të sillen prej minus tre deri katër gradë, ndërsa e ditës prej 14 deri 22 celsius.
Deri në fund të javës do të mbajë mot stabil dhe i thatë me mëngjese të ftohta, ndërsa deri të martën në mëngjes do të ketë kushte për mjegull nëpër disa vende. Nga e mërkura do të fillojë të fryjë erë nga drejtimi verior që do të sjellë në pastrimin e ajrit dhe do të sjell rënien e temperaturës ditore.