Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. UV-indeksi do të ektë vlerën 9. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri 24 gradë, ndërsa e ditës prej 35 deri 42. Në Shkup do të jetë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 20 gradë, ndërsa e ditës deri 41 gradë. Deri të enjten rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikimin e masës ajrore stabile dhe shumë të nxehtë, që do të kushtëzojë të vazhdojë periudha e motit kryesisht me diell, shumë i nxehtë dhe i thatë. Në pjeësn më të madhe të vendit temperatura maksimale do të arrijë mbi 35 gradë, ndërsa vende-vende përgjatë Vardarit do të tejkalojë 40 gradë. Më nxehtë pritet të jetë gjatë ditëve të fundjavës. prej të hënës në orët e pasdites do të ketë dukuri të vranësirave të matura lokale. UV-indeksi edhe më tutje do të jetë shumë i larët me vlerë 9.