Mot me diell dhe shumë i ngrohë, pasdite jostabil

33

Shkup, 2 qershor – Moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite do të ketë mot jostabil lokal, të ndjekur me të reshura të shiut, bubullimë dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 23, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 30 deri 37 gradë Celsius. UV=9.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në Luginën e Shkupit do të ketë kushte për të reshura të shkurta të shiut dhe bubullimë. Temperatura minimale do të ulet deri 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 35 gradë.

Nën ndikimin e masës më jostabile ajrore, prej nesër vijojnë ditë, kur në orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile, të ndjekura me të reshuar lokale të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa do të ketë kushte edhe për procese më intensive në formë të motit të keq lokal. Mot jostabil në disa vende do të jetë edhe gjatë fundjavës, kur do të ketë edhe zvogëlim të temperaturave të ditës.

Comments are closed.