Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë të lehtë në pjesët juglindore dhe erë mesatare në juglindore. Nëpër disa fushëgropa me kushte për paraqitjen e mjegullës së mëngjesit. Temperatura do të lëvizë prej 10 deri në 15 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë, me vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura do të arrijë deri në 10 gradë.
Pason periudhë e motit stabil dhe të thatë, kryesisht me me erë të lehtë jugore. Në pjesën më të madhe të vendit temperaturat ditore do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, që do të shkaktojë shkrirje të shtresës së borës. Nga e diela do të ketë vranësira mesatare të konsiderueshme, ndërsa nëpër fushëgropa, përfshirë edhe atë të Shkupit, do të ketë mjegull dhe vranësira të vogla, ndërsa temperatura e ditës në këto vende do të mbetet më e ulët. Nga e mërkura priten reshje të përkohshme lokale të shiut.