Shkup, 22 tetor – Moti do të jetë kryesisht me diell, nëpër disa fushëgropa me mjegull të dobët të mëngjesit. Vende-vende do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 18 deri 25 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell, me kushte për mjegull të dobët të mëngjesit. Temperatura minimale do të zbresë deri 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 20 gradë.
Deri të shtunën do të përqendrohet mot stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe me kushte për mjegull të mëngjesit nëpër disa fushëgropa. Temperatura ditore do të jetë në rritje. Të shtunën vranësirat do të rriten, ndërsa prej të dielës do të pasojë mot i ndryshueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm.