Shkup, 25 maj – Moti në shtet do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët mesatare perëndimore, veçanërisht e theksuar në pjesët perëndimore. Pasdite në zonat malore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të shkurtër.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz në interval prej pesë deri në 12 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej 16 deri në 28 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë deri në 26 gradë Celsius.
Edhe në ditët në vijim, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare në mëngjes. Në orët e pasdites, kryesisht në zonat malore do të ketë paraqitje të izoluar të shiut afatshkurtër, përveç të hënën kur në shumë vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima dhe do të fryjë erë juglindore.