Shkup, 6 tetor – Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, ndërsa në pjesët perëndimore me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri 12 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 20 deri 26 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 24 gradë Celsius.
Të dielën dhe të hënën në orët e pasdites është e mundur paraqitje e vranësirave dhe reshjeve lokale të shiut, në disa vende sasi më të mëdha të shiut, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit. Pastaj në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e motit me vranësira mesatare dhe mot stabil me temperatura rreth, ndërsa në disa vende edhe mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.