Shkup, 17 janar – Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe i ftohtë. Në pjesët veriore mot i ndryshueshëm i vranët, gjatë natës me kushte që në disa vende të bie borë e dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar veriperëndimore.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -13 deri në -4, ndërsa ajo maksimale prej -13 deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të lëviz prej -7 deri 3 gradë.
Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli dhe me erë mesatare veriperëndimore. Gjatë natës në disa lugina do të bie borë e dobët. Temperatura minimale do të bie deri në -7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 0 gradë.
Në ditët e ardhshme vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe të ftohtë me temperatura shumë të ulëta në mëngjes, ndërsa edhe ato ditore deri të martën në pjesën më të madhe të vendit do të jenë nën zero. Prej të hënës deri të mërkurën moti do të jetë kryesisht me diell, ndërsa nga e enjtja vranësirat do të rriten edhe në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje lokale të shiut.