Mot me diell dhe me vranësira të vogla

8

Shkup, 27 tetor – Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare, sidomos në pjesët perëndimore të vendit, si dhe me paraqitje të mjegullës së mëngjesit nëpër lugina. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të lëvizë prej 0 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të ngjitet prej 18 deri në 24 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell, me kushte për mjegull të dobët në mëngjes dhe me erë nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 5 gradë, ndërsa e ditës do të rritet deri në 19 gradë.

Gjatë ditëve në vijim do të mbizotërojë mot i qëndrueshëm me paraqitjen e mjegullës së mëngjesit në lugina të caktuara. Të mërkurën, kryesisht në pjesët jugore do të ketë reshje të përkohshme të shiut. Të premten dhe gjatë fundjavës do të fryjë erë e përforcuar veriore.