Moti sot do të jetë kryesisht me diell me vranësira mesatare dhe erë të lehtë nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet në minus gjashtë gradë, dhe ajo maksimale do të arrijë 12 gradë. Në Shkup, mot i ngjashëm. Temperatura minimale do të ulet në minus tre, dhe ajo maksimale do të arrijë tetë gradë.
Gjatë Vitit të Ri moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i thatë. Deri të hënën mëngjeset do të jenë të ftohta, ndërsa temperaturat ditore do të rriten lehtë dhe në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës në mëngjes.
Të hënën, në ditën e parë të viti të ri, temperatura do të jetë prej minus pesë deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës prej gjashtë deri në 13 gradë Celsius. Priten që të martën të ketë reshje të përkohshme të shiut të shoqëruara me erë jugore të fortë. Në vendet më të larta reshjet do të jenë prej dëbore.