Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare lokale. Në orët e pasdites do të ketë rritje të vranësirave me kushte për reshje të dobëta lokale të shiut në pjesët malore perëndimore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Siç njofton DPHM-ja, temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej dy deri në nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri në 24 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, ndërsa pasdite me vranësira mesatare dhe me erë mesatare juglindore. Temperatura do të jetë në interval prej shtatë deri në 24 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot kryesisht stabil dhe më i ngrohtë me temperatura ditore të cilat pothuajse kudo do të tejkalojnë njëzet gradë. Në rajonet malore nga fundi i javës së punës do të ketë kushte për reshje të përkohshme të shiut dhe bubullima të rralla. Nga e marta deri të shtunën temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej tre deri në 13 gradë, ndërsa ato të ditës prej 18 deri në 27 gradë. Më ngrohtë do të jetë të premten, kur temperatura e ditës do të arrijë deri në 27 gradë.