Shkup, 21 maj – Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare dhe me erë të matur jugperëndimore. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të reshjeve afatshkurte me bubullima të rralla.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej katër deri 12, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri 27 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare si dhe me erë të matur jugperëndimore. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të reshjeve afatshkurte me bubullima të rralla.
Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri nëntë gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës deri 24 gradë Celsius.
Të mërkurën do të mbajë mot stabil dhe i thatë. Të enjten pasdite dhe të premten sërish do të ketë jostabilitet lokal me reshje përmbytëse dhe bubullima. (koha.mk)